Ndërron jetë në Spitalin e Traumës burri që ra nga skela në Sarandë

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës burri që ra nga skela në Sarandë

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 53-vjeçari  Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë. Kapetani u rrëzua  nga skela mesditën e 29 shtatorit dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në gjendje kome. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Kapetani u rrëzua nga skela teksa punonte për lyerjen e një fasade në një banesë nërrugën “Mit’hat Hoxha” në lagjen nr.4 të Sarandës. gijotina.com/