Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosja nuk voton Vlora Citakun

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosja nuk voton Vlora Citakun

 Është ndërprerë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi Vetëvendosje nuk e votoi Vlora Citakun për nënkryetarë të Kuvendit.  Pas kësaj, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) braktisi sallën. Kryesuesja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se për seancën e radhës do të vendoset dhe do të njoftohen deputetët. Kjo bëri që Haxhiu ta tejkalojë propozimin e LDK-së për nënkryetar të Kuvendit. Propozimet për nënkryetar ishin: Ardian Gola nga VV-ja, Vlora Çitaku nga PDK-ja e Kujtim Shala nga LDK-ja. Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiq janë nga komunitetet joshumicë.I vetmi që arriti të zgjidhet në këtë pozitë, ishte Ardian Gola i VV me 101 vota. /vizionplus.tv