Ndërpritet furnizimi me ujë në Vlorë

Ndërpritet furnizimi me ujë në Vlorë

Një avari e rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë në lagjen “10 Korriku” ka sjellë ndërprerjen e furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës. Përmes një njoftimi zyrtar, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë bën me dije se, për shkak të problematikës së krijuar, është i nevojshëm stakimi i detyruar i stacioneve të ujësjellësit. Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit me ujë do të vijojë deri në riparimin e plotë të avarisë. Ndërkohë, grupet e punës janë angazhuar për ndërhyrjen në rrjet dhe zgjidhjen e problemit në kohën më të shkurtër të mundshme.