Ndërpriten diskutimet! Kuvendi kalon direkt në votim, opozita ndez tymuese dhe flakadanë
Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga tensionet, pasi diskutimet janë ndërprerë dhe deputetët kanë kaluar drejtpërdrejt në procesin e votimit. Në shenjë proteste ndaj zhvillimit të punimeve parlamentare, deputetët e Partisë Demokratike kanë ndezur tymuese dhe flakadanë brenda sallës së Kuvendit. Situata e krijuar ka vështirësuar zhvillimin e punimeve parlamentare, ndërsa veprimi i opozitës vjen në një moment përplasjesh gjatë seancës, ku kalimi direkt në votim ka ashpërsuar reagimin e deputetëve demokratë. Deputeti i PD-së Blendi Himçi mes një situate tensioni në Kuvendi dëgjohet nga seanca plenare e sotme teksa i kërkon Ramës të heqë imunitetin e Belinda Ballukut. Seanca kaloi direkt në votim, teksa aty ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama dhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi përjashtoi nga seanca...
Burimi:
gijotina.com