Ndërprerja e ilaçeve për dobësim dyfishon rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru te personat me diabet

Ndërprerja e ilaçeve për dobësim dyfishon rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru te personat me diabet

Personat me diabet të tipit 2 që ndërpresin injeksionet për humbje peshe mund të kenë dyfishin e rrezikut për të pësuar një infarkt, goditje në tru ose për të vdekur, krahasuar me ata që vazhdojnë trajtimin, sugjeron një studim i ri. Një studim i ri ka zbuluar se personat me diabet të tipit 2, të cilët në fillim të projektit kërkimor nuk kishin sëmundje të diagnostikuara të zemrës, kishin rezultate më të mira për shëndetin kardiovaskular nëse vazhdonin trajtimin me barna të grupit të peptideve të ngjashme me glukagonin-1 (GLP-1). Dihet tashmë se barnat GLP-1 kanë efekte të dobishme për zemrën. Studimet sugjerojnë se ato mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut. Gjithashtu, kur njerëzit humbin...