Nderime shtetërore për Ratko Mladiç në Beograd/ Në ceremoni ministrat, priftërinjtë ortodoksë dhe ushtria
Mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, për t’i dhënë lamtumirën kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mladić. I njohur gjerësisht si “Kasapi i Bosnjës”, Mladiç vdiq në moshën 84-vjeçare ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e OKB-së në Hagë të Holandës. Ai u shpall fajtor për gjenocid nga një tribunal i OKB-së për krime lufte, për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë. Masakra konsiderohet si mizoria më e rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Një ministër i qeverisë serbe kishte deklaruar fillimisht se Mladić do të përcillej me funeral shtetëror, por këto plane u ndryshuan pas kundërshtimeve nga disa liderë europianë. Të...
Burimi:
syri.net