Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre
Ambasada shqiptare në Mal të Zi ka njoftuar lirimin e 4 nxënësve të mitur nga Durrësi që u ndaluan sepse kishin bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Kjo kishte shkaktuar një konflikt me një malazeze. Ambasada thotë se ka qëndruar pranë tyre duke u ofruar asistencë dhe ka komunikuar vazhdimisht me familjarët e mësuesit. Gjatë procedurave, të miturve u është siguruar avokat, përkthyes e psikolog. “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi informon se katër nxënësit shqiptarë të mitur, të ndaluar më 31 tetor në Kotorr, janë liruar pa dënim pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe janë nisur drejt Shqipërisë. Sipas informacionit të marrë, ndalimi pasoi një konflikt verbal me një shtetase malazeze, pasi nxënësit kishin bërë me duar simbolin e shqiponjës...
Burimi:
javanews.al