Ndaj Viking në një fushë me bar artificial, trajneri Kompany bën veprimin surprizë me skuadrën
Para ndeshjes së radhës në transfertë në Norvegji kundër Viking FK në Champions League, trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka ndërmarrë një masë të pazakontë në programin e ekipit. Ndryshe nga praktika e zakonshme për ndeshjet ndërkombëtare në transfertë, kampionët gjermanë nuk do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në “Säbener Straße” në Mynih, por do të stërviten drejtpërdrejt në tokën norvegjeze, në fushën e kundërshtarit. Arsyeja e këtij vendimi lidhet me kushtet specifike të fushës së Viking. Kompany e shpjegoi këtë lëvizje duke u bazuar në përvojën e tij si lojtar dhe në nevojën për t’u përshtatur me sipërfaqen e lojës. “Në 20 vitet e karrierës sime, nuk kam luajtur kurrë në bar artificial. Prandaj, është më mirë të stërvitemi atje një herë...
Burimi:
telesport.al