Ndahet nga jeta Princesha Astrid e Norvegjisë, motra e Mbretit Harald

Ndahet nga jeta Princesha Astrid e Norvegjisë, motra e Mbretit Harald

12 September, 2026 - 10:59 Princesha Astrid e Norvegjisë, motra e të ndjerit Mbret Harald, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, ka njoftuar Pallati Mbretëror norvegjez. Astrid u shfaq për herë të fundit në publik të mërkurën, gjatë ceremonisë mortore të vëllait të saj, Mbretit Harald, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 89-vjeçare, pas më shumë se 35 vitesh në fron. “Gjatë gjithë jetës së saj të gjatë, Princesha Astrid e përfaqësoi familjen mbretërore me ngrohtësi dhe përkushtim”, thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror. Detajet për ceremoninë mortore dhe varrimin e Princeshës Astrid ende nuk janë bërë të ditura. Varrimi i Mbretit Harald u mbajt të mërkurën në Katedralen e Oslos, duke shënuar edhe përfundimin e 13 ditëve të zisë kombëtare....