Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane
John D. ‘Jay’ Rockefeller IV, ish-guvernator i Virxhinias Perëndimore dhe senator amerikan për 30 vite, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai ndërroi jetë të enjten në mbrëmje në banesën e tij në Uashington, sipas Mary Stewart, zëvendëspresidente e marrëdhënieve me jashtë në transmetuesin publik WETA. Rockefeller ishte pjesë e një prej familjeve më të pasura dhe më të njohura në Shtetet e Bashkuara, por ndryshe nga tradita politike e familjes së tij, ai zgjodhi t’i përkushtohej Partisë Demokratike dhe shërbimit publik. Për rreth gjysmë shekulli, ai ndërtoi karrierën e tij politike në Virxhinian Perëndimore, një prej shteteve më të varfra të Amerikës. Rrugëtimi i tij nisi në vitin 1964, kur u zhvendos në një komunitet minatorësh në Emmons, ku iu bashkua programit...
Burimi:
syri.net