Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati i njohur, Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati i njohur, Bashkim Zeneli

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti Bashkim Zeneli. Ai ka ndërruar jetë në një spital jashtë vendit. Zeneli ka qenë gazetar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador i vendit tonë në Gjermani dhe Greqi. Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta i akordoi Zenelit titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e tij të veçantë dhe të spikatur në fushën e politikës së jashtme, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador në vende të rëndësishme si dhe për përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. “Angazhimi i tij si ambasador në Gjermani gjatë krizës së Kosovës do të mbetet i veçantë dhe i jashtëzakonshëm në shërbim të kësaj çështje madhore”,...