Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

Është shuar në moshën 78-vjeçare Bashkim Zeneli, diplomat, ish-deputet, gazetar dhe publicist i njohur. Ai ka ndërruar jetë në një spital jashtë Shqipërisë. Zeneli i kushtoi një pjesë të rëndësishme të jetës së tij gazetarisë, politikës dhe diplomacisë. Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe ka përfaqësuar vendin tonë në cilësinë e ambasadorit në Gjermani dhe Greqi. Ai ishte gjithashtu ndër figurat e para intelektuale të Partisë Socialiste, duke dhënë kontributin e tij në zhvillimet politike dhe institucionale të vendit. Në angazhimin e tij diplomatik, Bashkim Zeneli luajti një rol të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet fqinje dhe partnerët ndërkombëtarë. Ndërkohë, përmes botimeve, shkrimeve dhe kujtimeve të lëna pas, ai dokumentoi momente dhe...