Ndahet nga jeta mësimdhënësja dhe shkrimtarja, Hanëmshahe Ilazi

Ndahet nga jeta mësimdhënësja dhe shkrimtarja, Hanëmshahe Ilazi

Mësimdhënësja dhe shkrimtarja, Hanëmshahe Ilazi, ka vdekur të mërkurën në moshën 80-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e saj. Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00 në fshatin Muhovc të Ferizajt. Hanëmshahe Ilazi ishte veprimtare shqiptare, shkrimtare e mësimdhënëse, e njohur për angazhimin e saj në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, veçanërisht të vrasjes së fëmijëve shqiptarë nga forcat serbe. Ajo është autore e librit “A vriten engjëjt?!”, të botuar më 2012, ku dokumentohen fëmijët e vrarë gjatë periudhës 1981–1999. Më pas, së bashku me Nusret Pllanën, ka kontribuar edhe në veprën “Fëmijët martirë të Kosovës 1981–1999”, e cila përmbledh të dhëna për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur.  Ndër veprat e saj përfshihen edhe dy libra të...