Ndahet nga jeta ish-senatori Rockefeller, miliarderi që zgjodhi t’u shërbente të varfërve! Pasuria, karriera politike dhe bizneset
John D. “Jay” Rockefeller IV, ish-guvernator i Virxhinias Perëndimore dhe senator amerikan për 30 vjet, është ndarë nga jeta të enjten në mbrëmje, në moshën 89-vjeçare. Sipas Mary Stewart, zëvendëspresidente e marrëdhënieve me jashtë në transmetuesin publik WETA, Rockefeller ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Uashington. Bashkëshortja e tij, Sharon, është presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e këtij stacioni. Siç raporton Associated Press, Rockefeller vinte nga një prej familjeve më të pasura në Shtetet e Bashkuara, por ia kushtoi gjysmën e shekullit shërbimit publik në një nga shtetet më të varfra të vendit. Ai mbërriti në Virxhinian Perëndimore në vitin 1964, si punonjës i një programi kundër varfërisë. Dymbëdhjetë vjet më vonë u zgjodh guvernator, detyrë të cilën e mbajti për dy mandate, përpara se...
Burimi:
javanews.al