Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan
Është ndarë sot më 5 tetor çmimi Nobel për Mjekësinë, teksa fitues janë shpallur tre shkencëtarë. Ata janë Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel. Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2026 u është dhënë tre shkencëtarëve, Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel, për punën e tyre mbi kanalet jonike të aktivizuara nga drita dhe zhvillimin e optogjenetikës. Hegemann dhe Nagel zbuluan një proteinë të njohur si kanalrodopsinë, e cila mund të aktivizohet nga drita dhe të ndikojë në aktivitetin e qelizave nervore. Më pas, Karl Deisseroth e shndërroi këtë zbulim në një mjet që lejon kontrollin e qelizave nervore përmes dritës, duke hapur një rrugë të re në studimin e trurit dhe funksionimit të sistemit nervor. Sipas Komitetit Nobel, kjo punë...
Burimi:
javanews.al