“Nature”: “Truri” më jetëgjatë i rritur në laborator ruan gjurmët e ndryshimeve biologjike ndër vite

“Nature”: “Truri” më jetëgjatë i rritur në laborator ruan gjurmët e ndryshimeve biologjike ndër vite

Shkencëtarët kanë arritur të mbajnë në laborator organoide të trurit njerëzor për më shumë se 5 vjet, duke vendosur një rekord të ri për jetëgjatësinë e këtyre modeleve, sipas revistës shkencore “Nature”. Organoidet janë struktura shumë të vogla, të krijuara nga qeliza njerëzore, që imitojnë disa procese të zhvillimit të trurit. Ato nuk janë tru të plotë njerëzorë, por modele laboratorike që u mundësojnë shkencëtarëve të studiojnë qelizat e trurit në kushte të kontrolluara. Qëllimi i studimit ishte të përcaktohej nëse këto organoide mund të ruajnë dhe pasqyrojnë ndryshimet, që lidhen me zhvillimin dhe plakjen e qelizave të trurit, për periudha shumë të gjata, dhe jo vetëm për disa muaj. Risia kryesore ishte jetëgjatësia e tyre. Studiuesit arritën t’i mbanin organoidet për më shumë se...