NASA zbulon vrima misterioze në Mars: Shkencëtarët nuk dinë si u krijuan
Sipërfaqja e Marsit ka sjellë një tjetër enigmë për shkencëtarët. NASA ka zbuluar një seri vrimash të pazakonta në shkëmbinjtë e Planetit të Kuq, por deri tani studiuesit nuk kanë arritur të përcaktojnë se çfarë i ka krijuar ato. Strukturat misterioze u vunë re nga roveri Curiosity, teksa po ngjitej ngadalë nëpër Valle Grande, një luginë e gjerë që përshkon malin Sharp në Mars, transmeton Telegrafi. Vrimat e vogla nuk janë të pazakonta në një planet që për miliarda vjet është goditur nga meteorë. Megjithatë, këto formacione kanë habitur shkencëtarët, pasi dallojnë dukshëm nga vrimat e tjera të vërejtura më parë në sipërfaqen marsiane. Ato janë të gjera, të cekëta dhe, sipas studiuesve, ‘ndryshe nga pothuajse çdo gjë që kemi parë më parë’. Michelle Minitti,...
Burimi:
syri.net