“Narkoshteti po shpopullon Shqipërinë!”- Berisha nga New Jersey: Rama bllokoi drejtësinë me 83 mandatet e krimit, mbrojti ‘Lubi Ballukun’

“Narkoshteti po shpopullon Shqipërinë!”- Berisha nga New Jersey: Rama bllokoi drejtësinë me 83 mandatet e krimit, mbrojti ‘Lubi Ballukun’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të diel një takim me shqiptarët në New Jersey, nga ku ka sulmuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas kreut të PD-së, qeverisja aktuale është një “mostër hibride midis ekstremit të majtë dhe karteleve të drogës”, ndërsa akuzoi Ramën se po shpopullon vendin. “Duke iu referuar statistikave të Eurostatit, kjo mostër po kërcënon tani së fundmi shqiptarët edhe me uri. Me çmimet që rriten 5,2 herë më shumë se mesatarja e BE-së, me qiratë që kanë kapur pagën mesatare. Kjo mostër hibride midis ekstremit të majtë dhe karteleve të drogës është narkoshteti shqiptar, me në krye Edi Ramën, i cili po shpopullon Shqipërinë me ritme apokaliptike”, tha Berisha. Ndër të tjera, ai u ndal te...