Nafta zbraz xhepat e shqiptarëve, 80 Milionë euro më shumë për 5 muaj
Çmimi i lartë i karburanteve po rëndon gjithnjë e më shumë mbi qytetarët shqiptarë. Në vetëm pesë muaj, shqiptarët kanë paguar rreth 80 milionë euro më shumë për karburantet, ndërsa sasia e importuar ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel. Të dhënat për periudhën mars-korrik 2026 tregojnë se në vend u importuan rreth 305.8 mijë tonë karburante. Kjo sasi është vetëm 1.2 për qind më e ulët se një vit më parë. Pra, pavarësisht rritjes së çmimeve, konsumi nuk ka pësuar një rënie të ndjeshme. Por ndryshimi i madh është te fatura. Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, për karburantin e importuar gjatë këtyre pesë muajve janë shpenzuar rreth 71.3 miliardë lekë. Nëse çmimi mesatar do të kishte mbetur në nivelin e vitit të kaluar, rreth 175...
Burimi:
ntv.al