Nafta mbi 229 lekë/litër, PD kërkon uljen e taksave: Situata emergjente, qeveria të ndërhyjë menjëherë
Partia Demokratike i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë me masa fiskale për të ulur çmimin e karburanteve, duke argumentuar se niveli aktual po rëndon kostot e familjeve dhe bizneseve. Përmes një deklarate, përfaqësuesi i PD-së, Eno Bozdo, e cilësoi situatën emergjente, ndërsa tha se nafta në Shqipëri po tregtohet në rreth 229 lekë për litër, ose afërsisht 2.5 euro. Sipas Bozdos, çmimi i naftës në vend është rreth 30% më i lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi atë të Bashkimit Evropian. Duke iu referuar të dhënave të cituara prej tij, përfaqësuesi demokrat tha se më 7 shtator 2026 mesatarja në BE ishte rreth 2 euro për litër. Ai iu referua gjithashtu një mesatareje botërore prej rreth 1.4 euro për litër dhe prej 2.03 eurosh...
Burimi:
gijotina.com