Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq – Akti normativ i akcizës nuk është më në fuqi…

Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq – Akti normativ i akcizës nuk është më në fuqi…

Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës kanë shënuar rritje nga 10 deri 14 lekë më shumë sesa çmimet e mëparshme. Nafta në pikat e karburantit po tregtohet me çmim 229 lekë për litër apo 10 lekë më e shtrenjtë sesa më parë, ndërsa benzina 219 lekë për litër apo 14 lekë për litër më e shtrenjtë. Por, teksa çmimi i naftës ka kapur rekorde të reja, në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, të cilat prej disa javësh kanë miratuar masa të reja fiskale për uljen e akcizës, Shqipëria nuk po ndërmerr asnjë masë të re për amortizimin e efekteve të rritjes së çmimeve. Madje nuk ka më në fuqi as Aktin Normativ që parashikonte uljen e kufizuar të akcizës. Për...