Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

Pika kufitare e Kapshticës është përfshirë nga një fluks i shtuar udhëtarësh, me qytetarë që presin prej më shumë se një ore për të kaluar në territorin grek. Përveç lëvizjeve të shtuara për shkak të fundjavës, një tjetër faktor që po ndikon në rritjen e kalimeve është edhe tendenca e banorëve të Korçës dhe zonave të juglindjes për të kryer blerjet e përditshme në Greqi. Çmimet më të favorshme të disa produkteve, si dhe kostoja më e ulët e karburantit, po bëjnë që familje të shumta të zgjedhin të udhëtojnë përtej kufirit për të bërë furnizimet. Për banorët që jetojnë pranë kufirit, blerjet në Greqi janë kthyer gradualisht në një mënyrë për të kursyer në shpenzimet familjare, ndërsa kjo lëvizje e shtuar reflektohet edhe në...