Nafta 30% më shtrenjtë se mesatarja e rajonit, shtrenjton gjithë zinxhirin ekonomik në vend

Nafta 30% më shtrenjtë se mesatarja e rajonit, shtrenjton gjithë zinxhirin ekonomik në vend

Shtrenjtimi i karburantit po rrit kostot e bizneseve, nga shërbimet e mekanikës bujqësore te fertilizantët, bulmeti, uji i ambalazhuar, distributorët e produkteve ushqimore dhe transporti publik. Një pjesë e kostove po amortizohet nga kompanitë, ndërsa në sektorë të tjerë po reflektohet me rritjen e tarifave të shërbimeve dhe çmimet për mallrat e konsumit. Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të japë efekt zinxhir në ekonomi, duke rritur kostot e prodhimit, e përpunimit dhe të shërbimeve të transportit. Bujqësia dhe blegtoria janë ndër sektorët më të ekspozuar, ndërsa presioni po transmetohet më tej edhe te përpunuesit dhe prodhuesit e tjerë të mallrave të konsumit, përfshirë distributorët dhe transportin publik. Bujqësia është ndër sektorët ku ndikimi i çmimit të naftës është më i drejtpërdrejtë. Agim...