“Na kanë bërë copë”/ Yjet e Real Madrid ‘shpërthejnë’ në akuza pas humbjes nga Atletico
Futbollistët e Real Madridit kanë shpërthyer me kritika të ashpra ndaj gjyqtarit në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Metropolitano”, pas përfundimit të derbit të Madridit. Sipas informacioneve të publikuara nga “Diario AS”, atmosfera në korridoret e brendshme të stadiumit ishte tejet e tensionuar, me lojtarët e Real Madridit të revoltuar pas vendimeve të gjyqtarit gjatë ndeshjes. Sipas të njëjtit medium, në ambientet e stadiumit janë dëgjuar lojtarët madrilenë duke bërtitur fraza të ashpra, përfshirë: “Na kanë bërë copë” dhe “Kanë vendosur një frikacak si gjyqtar”. Këto reagime pasqyruan zemërimin e madh të skuadrës së Real Madridit, e cila beson se disa prej vendimeve të gjyqtarit ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes. Derbi përfundoi me fitoren 2-1 të Atletico Madridit, sfidë ku kishte shumë gjykime të...
Burimi:
ntv.al