Muzika si ilaç: Si ndikon te truri dhe shëndeti ynë?

Muzika si ilaç: Si ndikon te truri dhe shëndeti ynë?

Një studim i ri sugjeron se dëgjimi i muzikës klasike qetësuese mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Lajmi i fundit se dëgjimi i muzikës klasike (Bach, Mozart, Vivaldi, Tchaikovsky) ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut pasqyron interesin e konsiderueshëm për “ndërhyrjet jofarmakologjike” në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Në formën e saj më të thjeshtë, është treguar se efekti qetësues i muzikës zvogëlon si nevojën për qetësues që përdoren për të lehtësuar ankthin para ndërhyrjeve kirurgjikale, ashtu edhe sasinë e medikamenteve kundër dhimbjeve që u nevojiten personave që i nënshtrohen ndërhyrjeve për zëvendësimin e gjurit, operacioneve të prostatës dhe ndërhyrjeve për kataraktin, të kryera me anestezi lokale ose spinale. Truri ndryshon përmes “angazhimit në muzikë”, vëren profesori Michael Thaut...