Muzika e re në hijen e hiteve që koha nuk i fshiu
Në një kohë kur çdo ditë publikohen më shumë se 100 mijë këngë në platformat e transmetimit, muzika e re po përballet me një paradoks: pavarësisht bollëkut të krijimeve, dëgjuesit po u rikthehen gjithnjë e më shumë këngëve të së kaluarës. Nga Zara Larsson te Michael Jackson e Fleetwood Mac, hitet e vjetra po zënë sërish vend në listat muzikore, duke ngritur pyetje për mënyrën se si zbulohet muzika sot dhe për mundësitë që kanë artistët e rinj për të depërtuar te publiku. Sipas të dhënave të kompanisë analitike Luminate, gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, rreth 60 për qind e muzikës së dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara ishte publikuar të paktën pesë vjet më parë. Kjo prirje pasqyrohet edhe...
Burimi:
kultplus.com