Muzeu Van Gogh në Amsterdam shmang mbylljen, rinovimi nis në vitin 2028

Muzeu Van Gogh në Amsterdam shmang mbylljen, rinovimi nis në vitin 2028

Muzeu Van Gogh në Amsterdam ka arritur marrëveshje me Ministrinë holandeze të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës për financimin e rinovimit të ndërtesës, duke i hapur rrugë realizimit të projektit që prej vitesh ishte penguar nga mosmarrëveshjet për buxhetin.Marrëveshja u arrit më 8 tetor, pas bisedimeve ndërmjet palëve dhe ndërmjetësimit që synonte shmangien e një përballjeje gjyqësore. Sipas planit, punimet pritet të nisin në vjeshtën e vitit 2028 dhe të zgjasin rreth tre vjet. Gjatë kësaj periudhe, muzeu do të mbetet pjesërisht i hapur për vizitorët, ndërsa koleksioni i përhershëm do të vazhdojë të ekspozohet.Mes veprave që publiku do të mund të shohë janë pikturat e njohura të Vincent van Goghut, si “Sunflowers”, “The Bedroom” dhe “The Harvest”.Drejtuesja e muzeut, Emilie Gordenker, e ka mirëpritur marrëveshjen,...