Muzeu i Artit Mesjetar sjell ikonografinë më pranë të rinjve
30 September, 2026 - 20:30 Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës, përkatësisht me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Marrëveshja synon të forcojë lidhjen mes muzeut dhe botës akademike, duke krijuar më shumë hapësira për kërkim, bashkëpunim dhe përfshirjen e brezit të ri të studiuesve në jetën muzeale. Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Vëmendje iu kushtua edhe afrimit të të rinjve me botën e ikonografisë, si edhe njohjen e promovimin e trashëgimisë sonë kulturore. Një prej momenteve të veçanta ishte biseda me studiuesin dr. Ahilino Palushi dhe nxënësit e shkollës “Tefta Tashko Koço”, ku u diskutua mbi artin e ikonografisë dhe një prej përfaqësuesve të rëndësishëm të kësaj tradite, Nilu Jeromonakun. Për nxënësit, kjo...
Burimi:
kultplus.com