Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Shqipërisë u hap më 1 nëntor 1948
Më 1 nëntor 1948 u hap Muzeu Arkeologjik Kombëtar, institucioni i parë muzeor i krijuar në Shqipëri pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, muzeu fillimisht u organizua si Muze Arkeologjik-Etnografik, duke bashkuar në një institucion dëshmitë materiale të qytetërimit dhe traditës shqiptare. Krijimi i tij ishte rezultat i përpjekjeve të brezit të parë të arkeologëve shqiptarë, ndër të cilët një rol të rëndësishëm patën Hasan Ceka, Selim Islami, Skënder Anamali dhe Frano Prendi, të cilët kontribuuan në zhvillimin e kërkimit arkeologjik shkencor në vend. Në vitin 1976, pavijoni etnografik u veçua dhe institucioni mori profil të mirëfilltë arkeologjik, duke vazhduar veprimtarinë si Muze Arkeologjik...
Burimi:
kultplus.com