Muzetë e Krujës presin rreth 200 mijë vizitorë në vit
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik Krujë vijojnë të mbeten ndër destinacionet më të rëndësishme të turizmit historik dhe kulturor në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga këto dy muze, të cilët zgjojnë interes për turistët që vizitojnë Krujën qofshin këta vendas apo të huaj. “Muzeu i Krujës, ndër destinacionet më të frekuentuara të trashëgimisë sonë historike me 200 mijë vizitorë në vit”, shkruan Rama. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. Vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982. Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle mesjetare shqiptare me një fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit...
Burimi:
kultplus.com