Murrizi shpërthen ndaj Benet Becit: Pasuria, tenderat dhe punësimi i të birit në shtet
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, duke vënë në qendër të reagimit të tij pasurinë e deklaruar të familjes Beci, karrierën shumëvjeçare të tij në poste shtetërore dhe procesin gjyqësor për tenderin e KESH-it. Murrizi rikujton se Beci ka drejtuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për shumë vite, duke qëndruar në detyrë si gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ashtu edhe pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Më pas ai drejtoi KESH-in, u zgjodh deputet i Partisë Socialiste dhe nga viti 2023 drejton Bashkinë e Shkodrës. Në reagimin e tij, Murrizi ngre pikëpyetje të forta mbi pasurinë e deklaruar të Becit dhe familjes së tij, ku përfshihen apartamente, vila, troje, automjete dhe prona të tjera. Një pjesë e këtyre...
Burimi:
ntv.al