“Mu thafshin këmbët që hyra në Big Brother”/ Deklarata e fortë e ish banores

“Mu thafshin këmbët që hyra në Big Brother”/ Deklarata e fortë e ish banores

Roza Lati ka folur hapur për eksperiencën e saj në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, duke pranuar se pjesëmarrja në këtë format është një vendim për të cilin është penduar. E ftuar në “Andale”, moderatorja u pyet për përplasjet që kishte pasur gjatë qëndrimit në shtëpi, veçanërisht me Romeo Veshajn dhe Julian Dedën. E pyetur nëse vazhdon të ketë hatërmbetje ndaj tyre, Roza u përgjigj se nuk ruan asnjë ndjenjë negative. “Jo, absolutisht nuk urrej asnjërin. Jam shumë rehat, s’e vras mendjen fare”, u shpreh ajo. Biseda vijoi me pyetjen nëse kishte pasur pakënaqësi edhe ndaj produksionit apo moderatorit Ledion Liço pas daljes nga formati, siç ka ndodhur me disa ish-banorë. “Ore, unë dola, ika në Vjenë. Ç’punë kam unë me ta?”,...