Mrekullia e solidaritetit/ Shqiptarët bashkohen për Lukasin 3-javësh, mbledhin 95 mijë dollarë në 48 orë
Lukasi, foshnja 3-javëshe nga Shkodra për të cilën u bë një apel për ndihmë pak ditë më parë, është nisur drejt Italisë për të marrë trajtimin e specializuar mjekësor. Shuma e nevojshme për trajtimin e tij është mbledhur në më pak se 48 orë, pas një reagimi të gjerë të shqiptarëve ndaj apelit për ndihmë. Lajmi është bërë i ditur nga imami Elvis Naçi, i cili ka publikuar edhe pamje nga nisja e foshnjës drejt Italisë. Lukasi, i lindur me një problem të rëndë në mushkëri, ndodhej i intubuar në spital dhe kishte nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit. Familja Vladaj kishte bërë apel për mbledhjen e rreth 95 mijë dollarëve për trajtimin dhe shpenzimet e lidhura me të. Vetëm transporti me ambulancë ajrore...
Burimi:
ntv.al