Mrekulli në Nepal, dy punëtorë nxirren të gjallë nga tuneli pas 9 ditësh (VIDEO)

Mrekulli në Nepal, dy punëtorë nxirren të gjallë nga tuneli pas 9 ditësh (VIDEO)

Ekipet e shpëtimit në Nepal kanë nxjerrë të gjallë dy punëtorë nga një tunel në kompleksin hidroenergjetik Trisuli-3, disa ditë pasi përmbytjet vdekjeprurëse goditën vendin. Punëtorët Sanjay Shah dhe Kabir Maharjan u nxorën në barela nga ekipet e shpëtimit, ndërsa operacioni po zhvillohej me ndihmën e specialistëve nga India, Kina dhe Koreja e Jugut. Ekipet kanë punuar pa ndërprerje për rreth një javë në tunele të mbushura me ujë, baltë dhe mbeturina, ku dyshohet se janë bllokuar qindra punëtorë. Për hapjen e rrugës drejt tuneleve janë përdorur mjete të rënda dhe, në disa raste, edhe eksplozivë. Autoritetet fillimisht kishin vlerësuar se rreth 100 punëtorë mund të ishin bllokuar vetëm në tunelin Trisuli-3. #WATCH | Nepal | Rescue workers rescue one person from inside the tunnel...