Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas 11 ditësh e bllokuar nën rrënoja

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas 11 ditësh e bllokuar nën rrënoja

Njëmbëdhjetë ditë pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet masive të dheut goditën rajonin e lumit Bhotekoshi në Nepal, është gjetur gjallë një 64-vjeçare. Chandika Shrestha u gjet e bllokuar në katin e katërt të një banese katërkatëshe në zonën Betravati, në distriktin Nuwakot. Ndërtesa ishte pothuajse tërësisht e mbuluar nga balta, shkëmbinjtë dhe mbeturinat e sjella nga përmbytjet. Ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po punonin në zonë, dëgjuan zëra të dobët që vinin nga brenda ndërtesës së dëmtuar. Shpëtimtarët ndaluan menjëherë përdorimin e makinerive të rënda dhe nisën të largonin me kujdes materialet e grumbulluara, derisa arritën të hapnin një vrimë në mur dhe të nxirrnin gruan. Banesa e Shresthës ishte marrë nga ujërat dhe më pas ishte mbuluar nga një shtresë e madhe balte. Ajo kishte...