Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

Një 64-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga ekipet e shpëtimit në Nepal, më shumë se 10 ditë pasi një masë e madhe akulli, shkëmbinjsh dhe balte përfshiu një luginë në zonën e Himalajeve. Chandika Shrestha u gjet më 5 shtator nga pjesëtarë të Forcës së Armatosur të Policisë së Nepalit, të cilët po vijonin operacionet e kërkim-shpëtimit në distriktin Nuuakot. Gruaja u zbulua në katin e katërt të banesës së saj, e cila ishte pjesërisht e mbuluar nga balta. Shpëtimi i saj është cilësuar si i jashtëzakonshëm, pasi kishte kaluar më shumë se një javë nga fatkeqësia dhe shpresat për gjetjen e të mbijetuarve ishin gjithnjë e më të pakta. Pas nxjerrjes nga banesa, 64-vjeçarja u transportua me helikopter drejt një spitali në Kathmandu, ku...