Mourinho: Tebas? Ka limite dhe limite… Madrilenët e kuptojnë se me çfarë përballet Reali

Mourinho: Tebas? Ka limite dhe limite… Madrilenët e kuptojnë se me çfarë përballet Reali

Jose Mourinho foli në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së La Liga-s, ndaj Sevilla. Ai u ndal të aktualiteti dhe disa tema të nxehta, si ajo e presidentit të La Liga-s, Javier Tebas, i cili e krahasoi strategjinë e Real Madridit dhe RMTV me metodat e ministrit të propagandës së Gjermanisë naziste, Joseph Goebbels. Arda Güler në rolin e organizatorit: “Ka punë për t’u bërë, por ju e keni të vështirë t’i jepni meritën punës. Duket sikur gjërat negative kanë gjithmonë një autor, ndërsa ato pozitive janë pasojë e dështimit ose e fatit. Arda është një lojtar me shumë talent, këtë e dimë. Sigurisht, nuk është ende një produkt i përfunduar, sepse është vetëm 21 vjeç. Ka cilësitë për të luajtur në disa...