Mourinho për Gasperinin: Trajneri më i vështirë kundër të cilit kam luajtur

Mourinho për Gasperinin: Trajneri më i vështirë kundër të cilit kam luajtur

Kundërshtarë për një natë, armiq kurrë. José Mourinho rikthehet në “Olimpico” për herë të parë pas largimit nga Roma, skuadrën që drejtoi në 138 ndeshje dhe tifozëve të së cilës u hyri në zemër. “Ata u treguan të veçantë me mua. Kur zbrita për herë të parë nga avioni, ishin një mijë njerëz që më prisnin. Nuk kisha bërë ende asgjë për ta, asnjë ndeshje, asnjë pike, por Roma është kështu. Romanistët panë se për mua ekzistonte vetëm një gjë: Roma, ata. Kam luftuar, kam dhënë gjithçka”, – kujtoi portugezi. Mourinho nuk pret pritje të veçantë, madje as një banderolë, por respekt. Tifozët i janë ende mirënjohës për “Conference League” më 2022 dhe finalen e “Europa League” sezonin pasues. Në stolin e tij të dikurshëm...