“Mourinho nuk është si Xabi Alonso”, vjen paralajmërimi për Vinicius Junior

“Mourinho nuk është si Xabi Alonso”, vjen paralajmërimi për Vinicius Junior

Vinicius Junior po kalon një periudhë shumë të vështirë te Real Madridi. Larg formës së tij më të mirë, braziliani e gjen sërish veten në qendër të kritikave. Ish-portieri Esteban Suarez, në një intervistë në emisionin “Radioestadio Noche” të Onda Cero, paralajmëroi sulmuesin brazilian që nëse nuk rikthehet në formën e tij më të mirë, e pret stoli. Pasi Mourinho nuk është si Xabi Alonso. “Shumë njerëz i kanë bërë dëm Viniciuit duke e lavdëruar së tepërmi, por, do të jetë një vit i vështirë për të. Mourinho nuk do të heshtë. Ai mund të bëjë gabime, por besoj se nëse duhet ta zëvendësojë Viniciusin, do ta bëjë atë, pa pikë dyshimi. Në fakt, Vinicius është i zgjuar dhe nuk ankohet. Ai e di se...