Mourinho: Me Romën gjithçka përfundoi pas Budapestit, kur u ktheva isha tashmë i vdekur…
José Mourinho është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij te Roma, përpara përballjes me verdhekuqtë në Champions League: “Më dhembi në zemër largimi. Nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë kurrë një fjalë e imja kundër Romës apo pronarëve të saj. Kur largohem, largohem i pastër dhe me ndjenjën se Roma do të jetë gjithmonë shtëpia ime”. Portugezi kujtoi pritjen madhështore nga tifozët: “Kur mbërrita, mijëra njerëz dolën të më prisnin, ndërkohë që nuk kisha bërë ende asgjë. Unë nuk e meritoja, por kjo është Roma”. Mourinho theksoi se tifozët e kuptuan se për të ekzistonte vetëm Roma dhe romanistët. Ai kujtoi edhe trofeun e “Conference League”, që sipas tij “do të jetë gjithmonë aty”. Për finalen e “Europa League” kundër Sevilla, të humbur...
Burimi:
telesport.al