Mourinho kujton: “Modrić te Reali dukej e pamundur. E nisi keq dhe ju më masakruat…”

Mourinho kujton: “Modrić te Reali dukej e pamundur. E nisi keq dhe ju më masakruat…”

3 Shtator 2026 13:24 Alfred Lleshi José Mourinho ka folur për Luka Modrić dhe transferimin e tij te Real Madridi në verën e vitit 2012, një nga lëvizjet më të rëndësishme të historisë së fundit të klubit. “E donim jashtëzakonisht shumë, por ishte pothuajse e pamundur të negocioje me Daniel Levy”, – tha Mourinho, duke iu referuar presidentit të atëhershëm të Tottenham. Negociatat ishin të gjata dhe të ndërlikuara, aq sa Reali mendoi ta braktiste operacionin. “Kur ishim në Shtetet e Bashkuara, një ditë dukej se marrëveshja ishte bërë dhe të nesërmen dukej e pamundur. Flisja vazhdimisht me José Ángel Sánchez: një ditë ishte po, të nesërmen jo”. Në fund, vendosmëria e Modrić bëri diferencën: “Luka donte të vinte. Për ne ishte lojtari ideal, sepse mund...