MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 tetor 2026…
Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.Moti parashikohet kryesisht i kthjellët përgjatë vijës bregdetare e në qendër, ndërsa në veri e lindje alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura.Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 11m/s, shoqëruar me valëzimin në dete 1-3 ballë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com