MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 tetor 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 tetor 2026…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës.Përjashtim të lehtë bëjnë relievet malore në lindje tek të cilat nga orët e mesditës deri ato të pasdites pritet prezenca e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formë pikash në zonën e juglindjes.Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.Post navigation