Moti i keq godet Spanjën, një viktimë në Katalonjë! Paralajmërime dhe kaos në transport (VIDEO) –
Një burrë humbi jetën si pasojë e motit të keq që ka goditur bregdetin mesdhetar të Spanjës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze në qarkullim. Trupi i pajetë i tij u gjet të enjten në orët e para të mëngjesit në Olivella, rreth 40 kilometra në perëndim të Barcelonës. Sipas shërbimeve të emergjencës, burri po drejtonte një makinë, e cila u mor përpara nga ujërat e rrëmbyeshme të një përroi. Zjarrfikësit e gjetën trupin rreth 500 metra larg vendit ku ishte gjetur automjeti, ndërsa policia e Barcelonës konfirmoi se bëhej fjalë për drejtuesin e mjetit. Alarm i kuq në Barcelonë Shërbimi meteorologjik spanjoll AEMET kishte vendosur për një periudhë zonat bregdetare të Barcelonës nën alarm të kuq, duke paralajmëruar për reshje të dendura dhe rrezik...
Burimi:
javanews.al