Mother Jones: Zyrtarët e Trump e pritën në Dallas Sali Berishën e shpallur “non grata”, nën ndikimin e LaCivitës

Mother Jones: Zyrtarët e Trump e pritën në Dallas Sali Berishën e shpallur “non grata”, nën ndikimin e LaCivitës

Nga Dan Friedman, Mother Jones Gjatë “konventës së zgjedhjeve të mesmandatit” të Partisë Republikane muajin e kaluar, drejtuesit republikanë argumentuan se një fitore e demokratëve në nëntor do të sillte vendosjen e marksizmit në Amerikë. “Do të bëhet një vend komunist nëse ata fitojnë”, deklaroi presidenti Donald Trump nga podiumi, në një prej më shumë se 60 rasteve të raportuara kur folësit në aktivitetin e zhvilluar në Dallas iu referuan kërcënimit komunist. Por në prapaskenë, anëtarë të rëndësishëm të Partisë Republikane po nderonin një ish-komunist të vërtetë. Sali Berisha, udhëheqësi tetëdhjetëvjeçar i opozitës shqiptare, publikoi fotografi të tij me Prokurorin e Përgjithshëm Todd Blanche dhe zëvendësprokurorin e përgjithshëm Stanley Woodward; ish-zyrtarin e Departamentit të Drejtësisë për faljet presidenciale, Ed Martin; administratorin e programeve Medicare dhe...