‘Mos torturoni qytetarët’! Rama – administratës: Çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjës dhe kosto

‘Mos torturoni qytetarët’! Rama – administratës: Çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjës dhe kosto

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një takim me drejtuesit e administratës. Rama u ka bërë thirrje se të gjitha çështjet që kanë pengesa ligjore duhet të ndahen dhe njerëzit duhet të marrin përgjigje. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se çdo shkelje afati do të ketë përgjegjës dhe kosto. Rama u ka lënë një detyrë edhe zëvendësministrave, të cilët duhet të bëjnë një bilanc për përgjigjet dhe të pyesin për arsyen e mosdhënies së përgjigjeve. Edi Rama: Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës në të cilin ne do përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston. Të gjitha ato...