Monumenti i mbretëreshës Teuta vendoset në ballkonin panoramik Shëngjin-Velipojë
Një vepër monumentale kushtuar mbretëreshës Teuta është vendosur në ballkonin panoramik përgjatë aksit rrugor Shëngjin-Velipojë, duke i shtuar zonës një tjetër atraksion me vlera historike, kulturore dhe turistike. Vepra, rreth 9 metra e lartë, është realizuar nga skulptori Julian Muçollari, ndërsa ideja e saj është frymëzuar nga gazetari Marin Mema. Në realizimin e monumentit kanë kontribuar edhe historiani Paulin Zefi, aktorë nga trojet shqiptare dhe këshilli bashkiak i Lezhës. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, historiani Paulin Zefi, gazetari Marin Mema, historianë, studiues dhe qytetarë të shumtë. Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se “përballë Adriatikut, Teuta rikthehet si simbol i historisë, identitetit dhe krenarisë sonë. Lezha...
Burimi:
kultplus.com