Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK: Bashkohuni dhe organizohuni

Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK: Bashkohuni dhe organizohuni

Monika Kryemadhi është përballur me protestuesit pas daljes nga GJKKO. Një grup protestuesish, ishin mbledhur para gjykatës, ku kërkonin lirimin e qytetarëve të arrestuar pak ditë më parë. Kryemadhi, iu është bashkuar dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre, ku edhe u ka dhënë atyre këshilla për vijimin e aksionit të tyre. “Strukturohuni se ndryshe nuk keni gjë në vijë”, u ka thënë Kryemadhi, teksa shton se “kam eksperiencë unë në këtë fushë”. Por teksa është përballur edhe me kundërshti nga protestuesit, Kryemadhi ka thënë: “Mua nuk më ka votuar populli, më ka votuar shoqëria ime. Edi Ramën e ka votuar populli”.