Momente qetësie në bulevardin përpara Kryeministrisë, protestuesi tregon marrëveshjen me efektivët!

Momente qetësie në bulevardin përpara Kryeministrisë, protestuesi tregon marrëveshjen me efektivët!

Pas përplasjeve të vazhdueshme gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë, një moment qetësie është regjistruar në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe forcat e policisë kanë arritur një mirëkuptim të përkohshëm. Një prej të rinjve të pranishëm në protestë ka treguar se si u arrit marrëveshja mes protestuesve dhe efektivëve, e cila solli tërheqjen e këtyre të fundit drejt godinës së Kryeministrisë. Sipas tij, palët ranë dakord për të shmangur përplasjet e mëtejshme, pa qenë e nevojshme dhënia e garancive shtesë. I riu theksoi se edhe punonjësit e policisë janë shqiptarë dhe se, sipas tij, ata po zbatojnë urdhrat e drejtuesve të tyre. “Edhe këta janë shqiptarë”, u shpreh protestuesi, duke iu referuar efektivëve të pranishëm në terren.