Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve

Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve

Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit është shoqëruar me momente tensioni për pasagjerët, pasi avioni nuk arriti të ulej në aeroportin e destinacionit dhe qëndroi për rreth 20 minuta në ajër, në pritje të kushteve të përshtatshme për ulje. Situata u bë edhe më shqetësuese për shkak të një stuhie të fortë, të shoqëruar me rrufe pranë avionit. Sipas mediave, pasagjerët përjetuan minuta ankthi, ndërsa avioni qëndronte në ajër deri në krijimin e kushteve të favorshme për ulje. Ajo që duhej të ishte një udhëtim i zakonshëm mes Tiranës dhe Napolit u shndërrua kështu në një përvojë të frikshme për personat në bord. Nuk ka të dhëna të mëtejshme për ndonjë incident gjatë fluturimit apo për probleme pas uljes së avionit gijotina.com/